Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai paraqitet në SPAK

Këtë të mërkurë, kryetari i Bashkisë së Kolonjës Erion Isai, është paraqitur sot në Prokurorine e Posaçme AntiKorrupsion.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare, në lidhje me arsyet e pranisë së Erion Isait në SPAK, por kjo është hera e dytë për të që paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, pas thirrjes së tij në maj të vitit të kaluar.

Mirëpo, burime bëjnë me dije se ai ndodhet në SPAK për shkak se duhet të pyetet për një tender rruge në Bashkinë Kolonjë.


Shtuar 15.01.2025 10:07