Modelja e mirënjohur shqiptare, Adrola Dushi është vlerësuar ditën e sotme nga kryebashkiaku i Mirditës me Stemën e Artë të Bashkisë.
Me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në Instagram modelja ka bërë të ditur edhe lajmin e bukur teksa ka ndarë dhe disa fotografi nga momenti që ka marrë dekoratën.
Adrola shprehet se nuk ky është një vlerësim për të dhe nuk gjen dot fjalë për të përshkruar lumturinë.
“Për kontributin e vyer në fushën e rëndësishme të modelingut shqiptar duke i dhënë emër Shqipërisë në mbarë botën, si për bukurinë dhe për dinjitetin femëror. Që në fëmijërinë e saj, ajo ka spikatur në kontributet për kulturën e Mirditën dhe kudo ka marrë pjesë në eventet kombëtare apo ndërkombëtare si përfaqësuese e Shqipërisë, ku pjesë e rëndësishme e promocionit ka qenë dhe vendlindja, Mirdita.”, thuhet në dekoratë.
View this post on Instagram
“Nuk gjej fjale per te shprehur sa e perulur dhe e emocionuar ndihem. Eshte nje nder dhe privilegj i jashtezakonshem qe sot Mirdita ime me dhuron Stemen e Arte te Bashkise Mirdite! Gjej rastin te shpreh mirenjohjen time te thelle per Kryetarin e Bashkise Mirdite Z. Ndrec Dedaj qe sot me nderon duke me renditur si gruan e pare mirditore qe i jepet kjo steme e arte me simbolet mirditore si dhe Grate e Unionit Mirdita qe propozuan emrin tim per kete dekorim.
Ky dekorim vjen si nje vleresim i papritur dhe shume i bukur per mua, por vjen dhe si nje pergjegjesi per vendlindjen time. Me apo pa kete dekorate, angazhimi im per promovimin dhe nderimin kudo te vendlindjes time do jete i pasosur. Faleminderit Mirdita ime. Zoti te bekofte. Te dua “, shkruan Adrola.