Krujë, rishfaqen flakët në Krastë dhe lagjen Abazaj/ Zjarri përhapet pranë depove me lëndë plasëse

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në Krujë, në pjesën veriore të zonës së Krastës, duke rikthyer alarmi për përhapjen e flakëve. Sipas raportimeve, zjarri dyshohet se është shkaktuar qëllimisht dhe po avancon me shpejtësi, i ndihmuar nga erërat e forta.

Rreziku shtohet për shkak se flakët ndodhen pranë depove ku ruhen lëndë plasëse, të përdorura për furnizimin e guroreve. Për menaxhimin e situatës, helikopteri i ushtrisë është rikthyer në zonë, ndërsa zjarrfikësit e Krujës kanë vendosur një perimetër sigurie për të parandaluar afrimin e zjarrit te depot.

Të lidhura

None found

Vatra të zjarrit vijojnë të jenë aktive edhe në lagjen Abazaj, ku banorët kanë bërë thirrje për ndihmë.

Banorët thonë se kanë kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve përmes telefonatave, por sipas tyre, përgjigjja nuk ka ardhur në kohë. Forcat në terren po punojnë për izolimin e vatrave, ndërsa situata mbetet e rrezikshme për shkak të erës dhe afërsisë së flakëve me zonat ku ndodhen objektet e rrezikshme.


Shtuar 10.08.2026 15:29

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibombahiks girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom GirişleriBetcio