Shqipëria ngre zërin kundër planit të Vuçiqit për lumin Ibër: Uji nuk guxon të bëhet armë politike

Shqipëria shprehu shqetësim serioz pas deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili foli për mundësinë e devijimit të rrjedhës së lumit Ibër dhe përfshirjen e specialistëve e institucioneve serbe në vlerësimin e këtij skenari.

Të lidhura

None found

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, theksoi në reagimin e tij se:

“Devijimi i një lumi që është pjesë e një baseni ujor ndërkufitar nuk mund të trajtohet si një punë e brendshme ose një vendim i marrë në mënyrë të njëanshme, sidomos kur efektet e tij godasin drejtpërdrejt tokën, ekosistemin, sigurinë ujore, furnizimin dhe jetesën e banorëve të një vendi fqinj.”

Ai shtoi se e drejta ndërkombëtare e ujërave përcakton rregulla të qarta për këtë çështje. Parimet e shfrytëzimit të barabartë dhe racional të ujërave që përshkojnë kufijtë, detyrimi për të parandaluar, menaxhuar dhe pakësuar dëmet ndërkufitare, si dhe nevoja për bashkëpunim, këmbim informacioni dhe konsultime për masat me pasoja jashtë territorit kombëtar, tashmë janë norma të forta ndërkombëtare. Hoxha rikujtoi se Serbia është anëtare e Konventës së UNECE-së për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Ujërave Ndërkufitare dhe Liqeneve Ndërkombëtare prej vitit 2010, duke pranuar edhe mekanizmat e saj për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Duke nënvizuar pritshmëritë e Shqipërisë, ministri Hoxha theksoi se Beogradi duhet të respektojë tërësisht angazhimet e veta ndërkombëtare dhe frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Në një postim në platformën “X”, Hoxha deklaroi se “çdo projekt apo ndërhyrje që mund të ndryshojë rrjedhën, sasinë apo pastërtinë e ujërave që lidhen me Kosovën duhet të trajtohet me transparencë, duke u mbështetur në të dhëna shkencore, me një vlerësim të plotë të ndikimit ndërkufitar dhe pas konsultimeve me palën e prekur.”

Ai paralajmëroi se burimet ujore nuk mund të shndërrohen në mjet presioni politik apo ndëshkimi ndaj një shteti a popullate tjetër. Shqipëria, shtoi ai, përkrah me vendosmëri të drejtën e Kosovës për siguri, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të rezervave të saj ujore. “Ne jemi thellësisht të bindur dhe presim që çështje të tilla të zgjidhen përmes dialogut, bashkëpunimit dhe standardeve evropiane, jo me kërcënime apo ndërhyrje dhe veprime të njëanshme,” përfundoi Hoxha.


Shtuar 10.08.2026 15:20

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibomherkülbet girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom GirişleriBetcio