Kriza në qeveri, LSDM mbledh Këshillin Ekzekutiv dhe Qendror

Zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut kanë sjellë lëvizje të shumta brenda partive politike ditët e fundit.

Mbrëmjen e sotme Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë(LSDM) ka mbledhur Këshillin Ekzekutiv ndërsa në orën 20:00 do të mblidhet edhe Këshilli Qendror.

Siç është mësuar, në këto dy mbledhje do të flitet mbi dorëheqjen e paralajmëruar e kryeministrit dhe kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, për rezultatet zgjedhore dhe ngjarjet e fundit në skenën politike pas nismës së shtruar për mocionin e votëbesimit të Qeverisë.

Nga LSDM u njoftua ditët e kaluara se janë duke u bërë konsultime të përditshme dhe takime pune me partnerët në koalicionin e shumicës parlamentare si edhe në kuadër të udhëhqësisë më të lartë të partisë./albeu.com/


Shtuar 9.11.2021 19:03