Kriza energjitike, reagon Grida Duma: Rama po i përgatit faturën qytetarëve

Nënkryetarja e PD-së Grida Duma është shprehur kundër planit anti-krizë të qeverisë shqiptare.

Duma thekson se Rama gënjen kur thotë që nuk do të ketë rritje për biznesin e vogël dhe qytetarët e thjeshtë, pasi sipas saj, fatura që Rama do i paguajë OSHE-së do të rëndojë direkt mbi xhepat e qytetarëve.

Duma shtoi se qeveria socialiste në 9 vite qeverisje, nuk ka ndërmarrë asnjë reformë por vetëm ka prodhuar kriza.

Fjala e Dumës:

Nëse ai thotë se familjari dhe biznesi i vogël nuk do të paguajë është krejtësisht e pavërtetë sepse ia lë hapur që do paguajnë gjithë të tjerët. Institucionet, bizneset e mëdha, sipërmarrjet prodhuese . Këta qe do e paguajë këtë 200 milionëshin që gjoja shteti do e subvencioneve, që e merr prapë nga xhepat e shqiptareve.

Çfarë do bëjë? Me rritjen e energjisë këta të tjerët do rrisin çmimin e kujt? Produkteve qe shesin, shërbimeve dhe çdo gjë tjetër. Dhe konsumatori vërtet ndofta se paguan drejtpërdrejt te fatura e dritave e paguan tek fatura e ushqimeve. Demokratët janë të bindur se nuk ka një krizë energjitike, por një krizë keqmenaxhimi si pasojë e korrupsionit në dy kompanitë e sektorit KESH dhe OSHE, për të cilat PD po përgatit kallëzime penale.

Por jam e bindur se po te hapet kutia e Pandorës ka dhe me shume sesa aq. Të gjitha aferat duhen shkuar drejt ndëshkimit. Ndaj i kemi bere thirrje SPAK qartësisht për të hedhur fokusin me shpejtësi tek kjo ngjarje sepse kjo është ngjarja aktuale e jetës përditshme te shqiptareve./albeu.com


Shtuar 10.10.2021 21:31