Kriza energjetike, Monika Kryemadhi ngre alarmin: Bizneset drejt falimentit

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi është shprehur se bizneset në Shqipëri po shkojnë drejt falimentimit.

Komentet Kryemadhi i ka bërë nga foltorja e Kuvendit, ku ka shprehur rezerva sa i përket buxhetit të vitit 2022 për fermerët. Sipas saj me rritjen e çmimit të energjisë, bizneseve do t’u duhet të ulin prodhimin dhe numrin e punonjësve, duke i çuar drejt falimentit.

“Sot duhet të kishim një paketë që përkrah prodhuesit dhe fermerët. Në paketë fiskale po shohim që ka vetëm kosto për ata që janë të punësuar në sektorin e bujqësisë. Do e filloja me rritjen e çmimit të gazit për industrinë prodhuese. Bashkë me rritjen e çmimit të energjisë bizneseve do u duhet të ulin prodhimin dhe të numrit të punëtorëve apo të mbyllin biznesin”, tha Kryemadhi.

Shefja e LSI-së shtoi se po bëhen hapa pas për sa i përket klimës së biznesit në vend.

“Ne po bëjmë hapa pas si në përkrahjen e biznesit prodhues dhe të legjislacionit. E treta është rritja e vlerës së importit të makinerive. Skandali që patën fermerët me farën e domates s’patën asnjë rimbursim. U bënë fajtorë fermerët sikur nuk dinë të vadisin domatet.

Në vendet fqinje subvencioni për prodhuesit është mjaft i lartë, të mos shkojmë shumë lart por në Kosovë.  Një tjetër pikë problematike është infrastruktura e ujitjes. Dua tu bëj  thirrje të gjithë fermerëve se qeveria harron të kujdeset për ta por e rëndësishme është unifikimi i tyre”, shtoi Kryemadhi./albeu.com/