Krimi i rëndë në Sarandë/ Goditi për vdekje bashkëshorten, babai tij kishte vrarë 3 gratë e tij

Dramat e familjes Islamaj në fshatin Shalës të Sarandës, duket se e kanë pikënisjen vite më parë.

Origjina e tyre është nga fshati Markat i Bashkisë Konispol, pak kilometra larg Shalësit. Huso Islamaj, 69- vjeç, i cili dyshohet se vrau bashkëshorten e tij me s*patë në orët e para të mëngjesit, njihej si person problematik nga bashkëfshatarët e tij.

Por me tepër se kaq, krimi i vrasjes duket se i ka rrënjët më të thella në këtë familje. Babai i Huso Islamajt, i njohur në fshat si Xhevit Cene, është dyshuar më parë për të paktën tre vrasje.

Dhe të treja kanë qenë bashkëshortet e tij. Njërën nga bashkëshortet e ka vrarë duke e hedhur në gropë të gëlqeres, tjetrën e ka vrarë duke e hedhur në pus, ndërsa tjetrën e ka mbytur në lumë, duke e çuar në tre numrin e viktimave.

Ai njihej si njeri shumë i dhunshëm në fshat, duke kryer edhe veprime shtazarake ndaj bashkëshorteve.


Shtuar 6.08.2024 11:32