Krim i rëndë në familje, burri ekzekuton me armë zjarri gruan në Pejë

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pejës, ku një grua është ekzekutuar me armë zjarri  nga bashkëshorti.

Sipas mediave në Kosovë, autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar. Bëhet me dije se vrarsësi është bashkëshorti i viktimës.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, konfirmoi për mediat se i dyshuari u arrestua dhe arma u konfiskua.

Ndërsa shton se është në pritje të Institutit të Mjekësisë Ligjore që të tërheqë trupin e pajetë.

Ky është rasti i dytë në pesë ditët e fundit, kur vriten vajzat dhe gratë në Kosovë.

Më 12 prill, një 21-vjeçare u vra brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.


Shtuar 16.04.2024 09:35