Kreu i SPAK: Lidhjet politike nuk do të mbrojnë askënd, të gjithë të barabartë para ligjit

Kreu i SPAK, Arben Kraja në tryezën “5 vjet nga Refroma në Drejtësi” është shprehur se Prokuroria e Posaçme ka filluar të japë produktin e sj.

Më tej ai tha që duhet të zgjatet mandati i prokurorëve pasi çështjet marrin kohën e tyre dhe nuk janë të përcatuara me afat.

Kraja gjithashtu tha se SPAK punon me parimin “të gjithë të barabartë para ligjit” që do të thotë se lidhjet politike nuk do të shpëtojnë asnjë që është i përfshirë në krim dhe korrupsion.

“Nga kontaktet që kemi me partnerët, BKH është gati të fillojë punë me një grup shumë efikas dhe me vullnet për të punuar e për të dhënë rezultat. Ka pasur rezultate konkrete. Rezultatet e 2-3 muajve të fundit janë të matshme dhe kanë treguar se struktura po fillon të funksionojë dhe të japë produktin e saj. Ka pasur ndëshkueshmëri me konfiskime pronash nga aktiviteti kriminal, por edhe hetime e ndjekje penale ndaj personave, zyrtarë apo jo zyrtarë, hetimi ndaj të cilëve do të shkojë deri në fund. Pavarësisht kush do jenë personat apo personazhet e përfshirë në hetim, ne do t’i shkojmë deri në fund.

Duhet të ulemi e të diskutojmë për ambiente për hetuesit e BKH, duhet gjetur një zgjidhje për këtë. Jemi në një situatë ku kemi një mungesë të gjatë ndëshkueshmërie dhe e gjithë kjo situatë nuk mund të zgjidhet me një strukturë, me mandat të kufizuar kohor. Nga ana tjetër, buxheti i shtetit, gjithë faktorët ndërkombëtarë po investojnë, për ta përgatitur këtë strukturë. Qëllimet janë të qarta, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, aseteve kriminale. Ne punojmë me parimin që të gjithë janë të barabartë para ligjit”, deklaroi Arben Kraja./albeu.com


Shtuar 23.07.2021 11:54