Kreu i SPAK Arben Kraja ka deklaruar në një konferencë se grupet kriminale kanë ndryshuar aktivitetin kohët e fundit. Sipas Krajës, ato janë bërë më të egra dhe tregtia e drogës ka arritur deri në Dubai.
“Grupet kriminale kanë ndryshuar aktivitetin kohët e fundit. Kanë shtrirë aktivitetin në vendet ku prodhohet droga, ku tregtohet madje edhe në Dubai. Gjithashtu grupet kriminale janë vërë shumë të egra. Flas për vrasjet e ndodhura kohët e fundit”, ka thënë drejtuesi i SPAK.
Më tej, Kraja u shpreh se nuk ka asnjë shtet, nuk lufton i vetëm aktivitetin e grupeve kriminale, prandaj sipas tij është krijuar dhe Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar./albeu.com