Kreu i SPAK: 2022 do jetë vit i vështirë për ju që shkelni ligjin, hetim për të tre inceneratorët

Kryetari i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe AntiKrim (SPAK), Arben Kraja në një komunikim për mediat foli për çështjen e inceneratorëve dhe çështjen e publikimit të të dhënave.

I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë hetim për inceneratorin e Tiranës, ai tha se hetimi është i hapur jo vetëm për inceneratorin e Tiranës, por për të tre inceneratorët atë të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës.

Pyetje: A ka hetim për inceneratorin e Tiranës?

Kraja: Ka hetim për të tre inceneratorët.

Gjithashtu ai theksoi se viti 2022 do jetë i vështirë për personat që shkelin ligjet, pasi sipas tij, SPAK do i futet hetimeve të thelluara mbi çështje të caktuara./albeu.com/


Shtuar 29.12.2021 11:56