Kreu i Komisionit të Sigurisë Nasip Naço, paraqitet në SPAK

Këtë të martë, kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Ende nuk dihet arsyeja se pse ish-ministri i Drejtësisë dhe deputeti i PS-së Nasip Naço, është thirrur nga prokurorët SPAK-ut.

Nasip Naço, ka qenë edhe Ministër Drejtësie gjatë periudhës 2013-2015, ndërsa në vitet 2011-2012, ai ushtroi detyrën e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës.

 


Shtuar 19.03.2024 09:16