Kreu i Drejtorisë Qendrore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes, Kirill Budanov, ka pretenduar se njerëz të rrethit të ngushtë të Valdimir Putinit bashkëpunojnë me shërbimet e inteligjencës të Ukrainës.
Ai gjithashtu ka shprehur besimin se pavarësisht përpjekjeve, Rusia do të dështojë.
Budanov nuk dha as emrat dhe as numrin e agjentëve në mjedisin e presidentit rus që bashkëpunonin me ta.
“Meqenëse situata në Federatën Ruse në fakt po përkeqësohet çdo ditë, po bëhet më e lehtë çdo ditë të gjesh njerëz të gatshëm për të bashkëpunuar”, tha kreu i shërbimit të inteligjencës ukrainase.
Rusia ka synime ambicioze për një ofensivë të madhe, por ajo do të dështojë , shtoi Budanov.
Kur u pyet për ekzistencën e garancive që agjentët nuk po mashtrojnë palën ukrainase, ai u përgjigj: ” Epo, kjo kontrollohet shumë lehtë. Ne nuk besojmë në fjalë, por vetëm në fakte”.
“Rusia do të detyrohet të tërheqë trupat e saj”, tha zyrtari ukrainas.
Në një intervistë tjetër për gazetën franceze “Le Monde”, Budanov pohoi se Rusia do të detyrohet të tërheqë së shpejti trupat e saj nga territori i Ukrainës.
Në të njëjtën kohë, kreu i shërbimeve sekrete ukrainase tha se nga konflikti publik midis ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe themeluesit të organizatës paraushtarake Wagner, Yevgeny Prigozhin, përfiton Kievi.