Kremlini mohoi sot një raport nga një gazetë britanike se agjentët rusë kishin përgjuar telefonin celular të osh-kryeministres britanike Liz Truss.
Sipas Indipendent, ka qenë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i cili u përgjigj se pak raporte në mediat britanike mund të merren seriozisht, duke ju referuar artikullit të publikuar nga Dailymail të shtunën, ku thuhej se agjentët rusë patën akses në telefonin e Truss, ndërsa ajo ishte ministre e Jashtme.
“Për fat të keq, ka mungesë të materialit në mediat britanike që mund të merren si serioze. Dhe ne i trajtojmë këto botime si shtyp të verdhë ,” shtoi Peskov.
Sipas raportit, hakerët fituan akses në “detajet tepër sekrete” të konsultimeve të Truss me aleatët e huaj, përveç mesazheve private të shkëmbyera me ndihmësin e saj të ngushtë, Kwazi Kwarteng, i cili më vonë u emërua ministër i financave.
Mesazhet dyshohet se mbulonin diskutimet midis ministrit të jashtëm të atëhershëm britanik dhe ministrave të jashtëm të vendeve të tjera rreth luftës në Ukrainë, duke përfshirë detajet e dërgesave të sistemit të armëve.
Gazeta britanike, duke cituar burime që nuk i përmend, flet për marrjen e mesazheve që mbulojnë një periudhë deri në një vit. Hakerimi i telefonit personal të Liz Truss u zbulua gjatë fushatës së saj për udhëheqjen e Partisë Konservatore në pushtet.