Kremlini: Krimea është pjesë e Rusisë dhe kjo nuk ka nevojë për diskutim

Zëdhënësi i Moskës, Dmitry Peskov ka thënë se Rusia është e kujdesshme të komentojë bisedimet pasi “ne besojmë se negociatat duhet të zhvillohen në heshtje”, por thotë se kryenegociatori rus do të flasë më vonë.

Ai shton se Krimea, rajoni i aneksuar nga Rusia në 2014, është “pjesë e Rusisë” dhe kushtetuta ruse përjashton diskutimin e fatit të çdo rajoni rus me dikë tjetër.

Kujtojmë se ai gjithashtu tha se në takimin e fundit në Stamboll nuk ka pasur asnjë progres për negociatat./albeu.com


Shtuar 30.03.2022 13:32