Kremlini: Biden “nuk ka gjasa” të pranojë ofertën e takimit

Uashingtoni nuk ka gjasa të mirëpresë ofertën e Bjellorusisë për të ndërmjetësuar bisedimet midis Joe Biden dhe Vladimir Putin, ka thënë Kremlini.

Në komentet për gazetarët dje, presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha se donte të mbante bisedime paqeje që përfshijnë SHBA-në dhe Rusinë në Minsk.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se nuk ka gjasa që Biden t’i përgjigjet pozitivisht kësaj nisme.

I pyetur nëse Kremlini është gati për një takim të tillë, Peskov tha: “Presidenti Putin është gjithmonë i gatshëm për një dialog me presidentin e Bjellorusisë, i cili do të jetë sot në Moskë”.

Putin po zhvillon bisedime me Lukashenkon jashtë Moskës sot./albeu.com


Shtuar 17.02.2023 14:35