Kreu i SPAK-ut Arben Kraja tregon për Vetting se në listën e subjekteve sekretari i përgjithshëm nuk është kompetencën e prokurorisë që drejton.
Por nëse kryen korrupsion SPAK mund ta hetojë. Ndërsa në 6 muajt e parë të 2021, SPAK ka deleguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve 18 çështje pasi nuk është faktuar korrupsioni apo shkelje e barazisë në tendera.
“Në listën e subjekteve nuk është shprehimisht sekretari përgjithshëm. Por kuptohet që sekretari përgjithshëm mund të përfshihet në shumë veprimtari që bëhen objekt i veprimtarisë së SPAK-ut si korrupsioni dhe shkelja e barazisë në tendera. Për 6 e parë të 2021 kemi deleguar 18 dosje në prokuroritë e rretheve,” thotë ai. /abcnews.al