KQZ “vulos” çështjen e Tom Doshit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë fund çështjes së ish-deputetit Tom Doshi, I shpallur tashmë “non grata” nga Shtetet e Bashkuara.

Anëtarët e komisionit në mbledhjen e sotme nuk ka marrë asnjë vendim në lidhje me Tom Doshin duke e mbyllur procedurën.

Sipas tyre Tom Doshi nuk është më subjekt I ligjit të dekriminalizimit, pasi nuk përmbush asnjë prej kritereve për këtë gjë.

“Jemi përballë rastit që nuk përfshihet më në sferën e ligjit të dekriminalizimit. Nuk ka mandat deputeti e as ndonjë mundësi që ta fitojë atë” tha Ilirjan Celibashi./albeu.com/


Shtuar 11.11.2021 12:34