KQZ miraton ngritjen e qendrave të votimit në 11 burgje, vendos dhe për ankesat ndaj kryebashkiakëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi sot një seancë publike, gjatë së cilës shpalli vendimet mbi një sërë shqyrtimesh administrative të denoncimeve të depozituara nga forca politike dhe organizata të ndryshme.

KQZ vendosi pushimin e shqyrtimit administrativ për denoncimet ndaj Kryetarëve të Bashkive Klos dhe Durrës, Kryetarit dhe Sekretarit të Këshillit Bashkiak Klos, si dhe Kryetarit të deleguar për Bashkinë Tiranë.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, u vendos vijimi i hetimit administrativ për denoncimin nr. 53 ID ndaj Kryetarit të deleguar për Bashkinë Tiranë; denoncimin nr. 57 ID, datë 06.03.2025, ndaj Kryetarit të Bashkisë Roskovec; Denoncimin nr. 58 ID ndaj Kryetarit të Bashkisë Elbasan.

Për denoncimet: nr. 60 ID të Organizatës “Drejtësia Sociale”, ndaj Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, dhe nr. 67 ID të Partisë Demokratike, ndaj Kryeministrit, Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Kryetarit të Bashkisë Divjakë, u vendos përfundimi i hetimit administrativ, ndërsa vendimi do të shpallet në seancën e radhës.

Gjithashtu, u shty shqyrtimi për: Denoncimin nr. 59 ID të Organizatës “Qëndresa Qytetare”, ndaj një sërë funksionarësh të lartë dhe vendorë.

Po ashtu në mbledhjen e sotme u vendos t’u lihet kohë subjekteve zgjedhore 24 orë kohë për vendosjen e shënimit “Prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të … (vijon me emrin e subjektit zgjedhor)”, materialeve propagandistike dhe në rast të mos zbatimit të këtij detyrimi ligjor, do të urdhërohet Policia Bashkiake për heqjen e materialeve të subjekteve zgjedhore: “Partia Socialiste e Shqipërisë”, në Durrës, Tiranë, Dibër, Gjirokastër, Elbasan;
“Partia Socialdemokrate e Shqipërisë”, në Dibër, Tiranë; Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në Korçë, Tiranë, Delvinë, Dibër;“Koalicioni Euroatlantik”, në Elbasan; Partia Djathtas 1912” në Delvinë.

Sot, iu dha autorizimi 11 KZAZ-ve për krijimin e Komisioneve të Qendrave të Votimit të Posaçme dhe emërimin e anëtarëve të tij si më poshtë vijon:
1. KZAZ-së nr. 20 për KQV nr. 1292/01, pranë IEVP Fushë Krujë, Qarku Durrës
2. KZAZ-së nr. 1 për KQV nr. 0064/01, pranë IEVP Reç, Qarku Shkodër
3. KZAZ-së nr. 16 për KQV nr. 0938/02, pranë IEVP Burrel, Qarku Dibër
4. KZAZ-së nr. 80 për KQV nr. 4383/01, pranë IEVP Bënçë, Tepelenë, Qarku Gjirokastër
5. KZAZ-së nr. 86 për KQV nr. 4451/00, pranë IEVP Vlorë
6. KZAZ-së nr. 61 për KQV nr. 3079/03, pranë I.E.V.P Fier
7. KZAZ-së nr. 48 për KQV nr. 2391/00, pranë IEVP Elbasan
8. KZAZ-së nr. 45 për KQV nr. 2273/02, pranë I.E.V.P Elbasan
9. KZAZ-së nr. 67 për KQV nr. 3433/00, pranë I.E.V.P Berat
10. KZAZ-së nr. 46 për KQV nr. 2565/01, pranë I.E.V.P Elbasan
11. KZAZ-sw nr. 11 për KQV nr. 0636/00, pranë IEVP Kukës, Qarku Kukës.


Shtuar 11.04.2025 18:33

Tags: ,