Vetëm 16 vjeç, vetëvritet në mënyrë misterioze basketbollistja serbe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Serbi, ku një basketbolliste vetëm 16 vjeç ka kryer vetëvrasje. Milica Mrkela, e konsideruar si një talente e basketbollit serb, është gjetur e vetëvarur në Batajnica, në një prej qosheve të shtëpisë familjare.

Ajo ishte lojtare e Partizanit të Beogradit, gjithnjë në fokus të mediave sportive vendase, pasi konsiderohej e ardhmja e basketbollit serb për femra, një sport që i ka dhënë emër në botë Serbisë.

Për shkak të talentit të saj ajo u përfshi që 15 vjeçe në ekipin e parë. Sipas Kurir, trupi i adoleshentes u gjet nga nëna e saj.
Thuhet gjithashtu se ajo ishte dhe një studente e shkëlqyer, me një jetë tejet normale, larg çdo problemi personal apo familjar.
Adoleshentja thuhet se i kërkoi gjyshes së saj që t’i bënte petulla, doli më pas të shëtiste me qenin dhe, pak kohë më vonë trupi i saj u gjet i varur.

foto galeri

foto galeri

foto galeri


Shtuar 19.03.2021 14:36

Tags: