Ky është momenti kur gjyqtarja Shefkie Mataj shkarkohet nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Nga fotot e shkrepura, duket Mataj e cila shoqërohet nga i biri i cili e ngushëllon për shkarkimin nga detyra. Teksa janë duke u larguar nga salla, shihet se djali i mban edhe çantën.
Gjyqtarja e Tiranës, Shefkie Mataj (Demiraj) u shkarkua ditën e djeshme nga Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK. Gjatë seancës dëgjimore që zgjati për rreth pesë orë dha shpjegime për barrën e provës për pasurinë dhe gjetjet në kriterin profesional, u vendos shkarkimi i Demirajt pasi nuk justifikonte dot pasurinë.
Shefkie Demiraj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Rrethit Tropojë. Prej vitit 2006, Demiraj e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.