KPA ka vendosur që prokurorja Antoneta Sevdari të rikthehet në detyrë.
Ky është rasti i parë që një subject i shkarkuar rikthehet në detyrë.
Vendimi vjen pasi Gjykata e Strasburgut udhëzoi që vendimi për Sevdarin të rivlerësohet.
Kërkesa e Sevdarit për rishikim në Kolegj erdhi pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ gjeti shkelje të nenit 8 të Konventës në rastin e shkarkimit të saj nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
Gjykata vuri në dukje se vendimi i shkarkimit ishte “disproporcional”.