Kozak Braçi, i njohur ndryshe dhe si “mbreti” i Instagramit ka qenë kryefjalë e mediave mbrëmjen e sotme pasi u mor peng nga disa persona. Këta të fundit hynë live në TikTok-un e tij, ku shiheshin duke e dhunuar fizikisht ndërsa kërkonin që të shprehte pendesë.
Thuhet se personat në fjalë kanë lidhje me një tjetër personazh të njohur, Fabio Dushku, i cili ndodhet në një burg në Athinës. Kjo ngjarje vjen pas një përplasjeje për disa javë me rradhë mes dy figurave të famshme. Pak ditë më parë, Kozakut i hodhën një kapsolle në shkallën e pallatit, për të cilën në fillim u raportua si tritol.
Por pas kësaj, Braçi shpërtheu në ofendime ndaj mirditorit që ndodhet aktualisht në burg, duke nënkuptuar se kishte qenë pikërisht ai pas kësaj ngjarjeje.
Kush është Fabio Dushku?
Fabio Dushku ndodhet prej disa vitesh në burgun e Koridhalos, ku po vuan dënimin e përjetshëm për vepra të ndryshme penale, mes së cilave dhe vrasje. I riu nga Mirdita akuzohet edhe si pjesëmarrës i disa organizatave terroriste në Greqi, “17 Nëntori” dhe “Grupi i Zjarrit”, të cilën e ka pranuar. Para disa kohësh dolën në rrjete sociale pamjet kur bënte ligjin në burgun grek.