Kryeministri i Maqedonisë së Veriut , Dimitar Kovaçevski,l në takimin e liderëve me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski vjen me plan dhe tre propozime konkrete, informojnë burime qeveritare.
”Një pjesë e 3 propozimeve të Kovaçevskit, janë që partitë t’i votojnë ndryshimet Kushtetuese dhe të qëndrojnë pas të ardhmes evropiane të vendit.
Propozimi i dytë është shpallja e zgjedhjeve menjëherë pas miratimit të amendamenteve kushtetuese si zgjidhje kompromisi që do të thotë vazhdim i rrugës evropiane, bashkim rreth interesit strategjik të vendit, por që i jep Mickoskit rrugëdalje, duke qenë se kërkesa e tij kryesore janë zgjedhjet”, ,thonë nga LSDM.