Në 4 komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, këtë të diel, prej orës 07:00 janë hapur qendrat e votimit, ku qytetarët votojnë nëse duan apo jo të largojnë kryetarët komunalë shqiptarë.
Qendrat e votimit janë të hapura deri në orën 19:00. Procesi mbahet mes thirrjeve nga Lista Serbe për bojkotimin e votimeve në komunat e banuara me shumicë serbe.
Për këto votime, kanë 46.556 persona, apo 1.461 votues më shumë krahasuar me zgjedhjet lokale të mbajtura më 23 prill 2023, kur u zgjodhën kryetarët shqiptarë.
Në katër komunat në veri do të jenë 23 qendra votimi, me 63 vendvotime dhe katër qendra për votim me kusht.