Kosova vijon të mos regjistrojë viktima nga Covid, bilanci i 24-orëve të fundit

Në 24-orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 10 raste të reja të infektuara me këtë virus, 3 raste më shumë se dje.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi.

Gjithashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.711.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë:

Nga 1.231 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.711.

Në total numri i rasteve aktive është 232.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!/albeu.com/