DETAJET/ Familja e dinte se punonte pastruese, kush është 13-vjeçarja që u abuzua nga polici në Sarandë

Janë zbardhur detaje të reja nga prostitucioni në Sarandë ku u vu në panga edhe një efektiv i policisë në këtë qytet.

Në pranga për këtë ngjarje të rëndë ka rënë shtetasi Petraq Rako,63 vjeç, oficer i policisë dhe shtetasi Stefan Koloi, 62 vjeç, tutor i të miturës që shfrytëzonin seksualisht.

Dy shtetasit në fjalë abuzonin me vajzën 13 vjeçare në një ambient të përshtatur për këtë aktivitet nga shtetasi Stafan Koloi.

E mitura identiteti i të cilës nuk është bërë publik për shkak të moshës së saj jetonte larg familjes së saj, e cila ndodhej në gjendja të vështirë ekonomike.  Mësohet se ajo jetonte me qera ndërkohë familja është shprehur se e dinte se ajo puntonte pastruese në Ksamil.

Të miturën vinin nga Xarra çdo ditë e merrnin në orën 16:00 dhe e sillnin në 22:00 në banesën e saj me qira në Sarandë, ku sipas dëshmitarëve kishte rënë në sy për veshjet e saj luksoze.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në funksion të procedimit penal të vitit 2021 të regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë, mbi bazën e akteve referuese të Komisariatit të Policisë Sarandë, pasi gjatë hetimeve në kuadër të këtij procedimi penal kanë dalë të dhëna për implikim të një punonjësi policie, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me SHÇBA, më datë 18.11.2021 është finalizuar me sukses Operacioni “Shfrytëzuesit”, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

  • Kryeinspektor P. R., 63 vjeç, punonjës policie Trup Shërbimi në PKK Rrips;
  • K., 62 vjeç, banues në fshatin Xarrë, Konispol.

Pas një hetimi një mujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mësipërm, pasi shtetasi S.K. ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi shtetasen e mitur L.H., 13 vjeçe, duke përshtatur një ambjent për shfrytëzimin e prostitucionit të kësaj shtetaseje.

Punonjësi i policisë P.R. është arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur në ambjentet e përshtatura nga shtetasi S.K.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 2 automjete;
– 4 aparate celularë;
– një sasi vlere monetare e dyshuar si e përfituar nga veprimtaria kriminale
– është vendosur sekuestro konservative ndaj ambienteve të përshtatura për ushtrimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet proceduriale të arrestimit në flagrancë të shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. /albeu.com/

 

 


Shtuar 22.11.2021 15:33