Kosova sërish me infeksione të larta të Covid-19: Bilanci i 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 3,617 raste të reja me Covid-19 në Kosovë dhe 4 vdekje. Ministria e Shëndetësisë njofton se, sot janë shëruar 1.344 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164.294. Në total numri i rasteve aktive është 31.021.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.316 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.769.170 doza të vaksinës. Deri më sot 804.251 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 28.01.2022 15:16