Kosova pozicionohet ndër vendet më të sigurta të Evropës në vlerësimin e Gallup-it për vitin 2025

Sipas të dhënave të fundit të Gallup-it për vitin 2025, Kosova renditet ndër shtetet me pikët më të larta në Evropë për sa i përket sigurisë dhe rendit publik.

Në Indeksin Global të Ligjit dhe Rendit, Kosova ka marrë 90 pikë nga 100 të mundshme, duke u pozicionuar në vendin e pestë në Evropë së bashku me Danimarkën dhe Finlandën. Ky rezultat e lë atë përpara disa prej ekonomive më të zhvilluara të kontinentit, përfshirë Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Të lidhura

None found

Këto shifra bëjnë pjesë në raportin “The Global Safety Report 2026”, të publikuar nga kompania ndërkombëtare Gallup, dhe pasqyrojnë përgjigjet e mbledhura nga anketat e kryera gjatë vitit 2025.

Në krye të renditjes evropiane qëndron Islanda me 93 pikë, e ndjekur nga Zvicra, Lituania dhe Norvegjia, të cilat kanë marrë nga 91 pikë secila.

Pas tyre vijnë Kosova, Danimarka dhe Finlanda me nga 90 pikë.

Rezultati i Kosovës është më i lartë se ai i Gjermanisë, Portugalisë dhe Kroacisë, të cilat kanë siguruar nga 86 pikë. Polonia dhe Belgjika kanë arritur 84 pikë, Italia 82, Franca 81, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka marrë 80 pikë.

Edhe në raport me fqinjët rajonalë, Kosova kryeson: Shqipëria ka marrë 86 pikë, Mali i Zi 84 dhe Serbia 82 pikë.

Megjithatë, krahasuar me një vit më parë, Kosova ka shënuar një rënie prej 4 pikësh në këtë indeks, duke kaluar nga 94 pikë në vitin 2024 në 90 pikë në vitin 2025.

Në rang global, listës i prin Taxhikistani me 96 pikë, i ndjekur nga Singapori dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me nga 95 pikë secila.

Indeksi Global i Ligjit dhe Rendit i Gallup-it vlerëson perceptimin dhe përvojat e qytetarëve në lidhje me sigurinë personale, besimin te policia lokale dhe përballjen me kriminalitetin.

Ky vlerësim bazohet në katër tregues kryesorë: ndjenjën e sigurisë kur ecet vetëm gjatë natës, besimin te policia lokale, përvojat me vjedhjet e pronës dhe rastet e sulmeve apo grabitjeve të raportuara gjatë 12 muajve të fundit.

Raporti është ndërtuar mbi bazën e anketave të zhvilluara me qytetarë në 140 shtete dhe territore të botës, duke reflektuar nivelin e sigurisë së përjetuar dhe besimin te rendi publik.

Pavarësisht rënies krahasuar me vitin 2024, rezultati prej 90 pikësh e mban Kosovën ndër shtetet evropiane me vlerësimin më të lartë të qytetarëve për sigurinë dhe rendin publik.


Shtuar më 19.11.2026 12:21

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelericasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabetGrandpashabet giriş