Deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila është edhe kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, gjatë një debati në Parlament, ka hedhur në diskutim çështjen e tensioneve në veri të Kosovës.
Fjalimin e ka nisur me “Kosova nuk është Serbi”.
Pastaj, Kearns ka thënë se Beogradi ka orkestruar bojkot të zgjedhjeve demokratike të mbajtura në komunat veriore të Kosovës.
youtube.com/watch?v=5S9MIuJBn00
Ajo shtoi se rezultati i atyre zgjedhjeve edhe pse vetëm 3 për qind është njohur nga ndërkombëtarët.
Kearns po ashtu përmendi dhunën që përdorën huliganët serbë ndaj KFOR-it.
“Por ishte faji i ndërhyrjes nga jashtë, dhe duket se shpesh nuk përmendet kjo. Javën e kaluar, kryetarët e komunave, jo me dhunë, tentuan të futen në zyra, por dhuna u orkestrua. Po të ndaloheshin kryetarët tanë të punonin nga zyrat e të detyroheshin të punonin në shtëpi, do të thoshim është goditje e rëndë ndaj demokracisë. Pati dhunë të orkestruar në veri nga milicia e financiar nga Beogradi, dhunë kundër KFOR-it, Policisë, hodhën koktej molotovi, gjuajtën me armë, dogjën vetura”, tha Kearns.
Ajo theksoi se është e gabuar që SHBA-ja e BE-ja vendosën të kritikonin Kosovën, e nuk pati kritika ndaj grupeve të armatosura.
“Po dështohet vendosja e masave ndaj Beogradit, ndërsa ka treguar se si qytetarët në veri kërcënohen nga grupet kriminale”, tha Kearns.