Vijnë në jetë binjakët, Genta Ismajli bëhet nënë për herë të parë (FOTO LAJM)

Pas shumë aludimeve se është në pritje të ëmbël, Genta Ismajli konfirmoi 4 muaj më parë se është në pritje të ëmbël. Ajo publikoi disa foto gjatë shtatzënisë me barkun e rrumbullakosur dhe partnerin e saj turk, Huseyin Usta.

Më vonë Genta dhe Usta organizuan një festë gjigante ku bënë me dije gjininë e fëmijëve, një djalë dhe një vajzë.

Bëhet me dije se këngëtarja ka lindur prej disa ditësh, por ajo ka vendosur ta mbajë hermetik këtë lajm dhe nuk ka zbuluar asnjë detaj.

Në rrjetet e saj sociale së fundmi shihet vetëm projekti i saj i fundit muzikorë që është publikuar një ditë më parë.
“Bad Bitch” quhet kënga që këngëtarja e ka bashkëpunim me artistët gjerman, Eko Fresh dhe Phat Crispy./albeu.com/

Shtuar 21.01.2022 15:44