Kosova e fundit ndërsa Shqipëria e parafundit për pagën minimale në Europë

Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet e fudit në listën e shteteve europiane për pagën minimale bruto.

Së fundmi, qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin që niveli i ri i pagës minimale të jetë 2 euro për orë për punë të rregullt apo 350 euro bruto në muaj për punë me orar të plotë, duke ngushtuar diferencën me Shqipërinë.

Radio Evropa e Lirë ka publikuar një infografikë, ku shihet se paga më e lartë minimale bruto në Evropë është në Luksemburg- 2 mijë e 571 euro.

Pas Luksemburgut vjen Holanda (2134 euro), Belgjika (2070 euro), Gjermania (2054 euro), Franca (1767 euro).

Ndërsa pagën më të vogël në Evropë e marrin qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës (318 euro), e cila është një pozitë më poshtë se Kosova (350 euro) dhe Shqipëria (390 euro).