Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 4 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë rast i vdekjes. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, sot janë shëruar 10 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.010. Në total numri i rasteve aktive është 343.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 498 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.665.209 doza të vaksinës. Deri më sot 780.327 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com