Kosova asnjë vdekje nga Covid-19, sa raste të reja u shënuan sot

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 3,628 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë vdekje. Ministria e Shëndetësisë sot shëruar 697 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164.991. Në total numri i rasteve aktive është 33.952.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.397 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.773.577 doza të vaksinës. Deri më sot 804.801 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 29.01.2022 15:05