Inter realizon zyrtarizimin e dytë, pas Gosens vjen edhe Caicedo (FOTO LAJM)

Inter sapo ka zyrtarizuar transferimin e Felipe Caicedo.

Sulmuesi qendror ka ardhur me huazim nga Genoa deri më 30 qershor 2022.

Inzaghi e ka dashur Caicedon si një sulmues rezervë që të ndihmojë Dzekon dhe Lautaron. Klubi i Inter-it ka zyrtarizuar këtë afrim në rrjetin social Twitter.

Caicedo është lojtari i dytë që Interi afron këtë merkato dimërore./h.ll/albeu.com


Shtuar 29.01.2022 15:12