Koronavirusi i merr jetën pacientit me COVID-19 në spitalin e Durrësit

Ka humbur betejën me koronaviurusin një pacient i cili po merrte shërbim në spitalin e Durrësit, në repartin COVID.

Ende nuk ka të dhëna për moshën dhe gjininë e viktimës. Mësohet se tri pacientë ndodhen në Reanimacion, ndërsa 48 pacientë ndodhen të shtruar në këtë spital.

Kujtojmë se vdekja e parë nga pandemia në vendin tonë ishte pikërisht një grua që humbi betejën në spitalin e Durrësit.


Shtuar 24.03.2021 11:42