Koronavirusi i merr jetën 11 personave gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se janë kryer 3.777 teste prej të cilave rezultojnë 33 raste të reja me COVID-19.

Rastet e reja janë në Shkup – 13, Kumanovë – 4, Tetovë, Ohër dhe Kërçovë nga 3, Prilep dhe Radovish nga 2, Manastir, Shtip dhe Dibër nga 1

Ndërkohë janë regjistruar 92 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Në Ohër – 41, Shkup – 15, Strugë – 13, Kumanovë – 6, Manastir – 5, Gostivar – 3, Koçani – 2, Tetovë, Kërçovë, Negotinë, Sveti Nikollë, Radovish, Vinicë, Kratovë nga 1.

Gjithashtu 11 persona kanë humbur jetën.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë është 155.246, numri i pacientëve të shëruar është 147.473, numri i vdekjeve është 5.398, ndërsa numri i rasteve aktive është 2.375.


Shtuar 29.05.2021 14:07