Koronavirusi godet rëndë Belgjikën, regjistron mbi 10,000 raste në ditë

Mesatarja ditore e rasteve të koronavirusit në Belgjikë i kalon 10,000, raporton albeu.com. Veçanërisht ndërmjet 3 dhe 9 nëntorit, ku rastet kanë shkuar deri në 10,081 në ditë, një rritje prej 39%.

Nga data 6 – 12 nëntor, shtrimet në spitale ishin mesatarisht 207, që do të thotë janë rritur me 21%. Gjithsej 2,391 pacientë aktualisht po trajtohen për koronavirus (29% rritje) nga të cilët 487 në njësinë e kujdesit intensiv (27% rritje).

Numri i vdekjeve, nga data 3 – 9 nëntor, arrin mesatarisht në 23,6 në ditë. Vlen të theksohet se të hënën e kaluar, më 8 nëntor, rastet arritën në 15.208, ndërsa të martën e 9 nëntorit ishin 12.942./albeu.com


Shtuar 13.11.2021 10:07