Koreja e Veriut thotë se të gjithë ata që u sëmurën që kur vendi konfirmoi infeksionet e para Covid-19 janë shëruar.
Të premten media shtetërore raportoi zero raste me ethe për të shtatën ditë radhazi. Koreja e Veriut u referohet pacientëve “ethe” dhe jo “Covid” për shkak të mungesës së pajisjeve të testimit.
Vendi njoftoi shpërthimin e tij të parë Covid në maj dhe që atëherë ka raportuar infeksione me ethe dhe vdekje.
Por ka dyshime të përhapura mbi të dhënat, veçanërisht numrin e vdekjeve./albeu.com