Këtë të premte, Mjekësia Ligjore në Korçë, ka deklaruar se gjatë kqyrjes së hollësishme që iu bë dy trupave të pajetë, të 74-vjeçares dhe vajzës së saj 54-vjeç, nuk u konstatua asgjë e dukshme e jashtme, si shkak për të përcaktuar vdekjen e tyre.
Paraprakisht, mendohet vetëm se shkaqet e vdekjes janë ato që u përcaktuan që mbrëmjen djeshme.
Mjeku ligjor ka dhënë lejen për varrosjen e tyre, ndërsa kampionë të analizave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.
Pas rezultatit të tyre, do të jepen dhe përgjigjja perfundimtare, lidhur me shkakun e vdekjes se Eleni dhe Ornela Vangjeli.