Policia e Korçës, ka vënë në pranga një 24-vjeçar, i cili mashtronte qytetarët nëpërmjet “Instagramit”, kundrejt pagesave, se do t’u siguronte punësim jashtë vendit.
Por pasi u merrte paratë, ai ndërpriste komunikimet, pa ofruar shërbimin për të cilin ishte paguar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë
“A.Ç 24-vjeçari mashtronte qytetarët, kundrejt pagesave, me kontrata pune false, në emër të kompanive angleze fiktive. Pasi merrte paratë, ai ndërpriste komunikimet, pa ofruar shërbimin për të cilin ishte paguar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Mashtrimi”, kryer më shumë se një herë, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”,– njofton policia.