Kontrolle nga toka dhe qielli, zbulohen në Tiranë qindra bimë kanabisi

Në kuadër të operacionit “Territor i pastër”, policia ka zbuluar dhe asgjësuar në qarkun Tiranë 271 bimë kanabis.

Strukturat hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Vijojnë kontrollet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet faza e 22-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, nga DVP Tiranë dhe komisariatet në varësi të saj.

Gjatë fazës së 22-të u angazhuan 24 grupe kontrolli me 213 punonjës Policie dhe u përdorën 12 dronë.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, 271 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në zona të pyllëzuara të fshatit Mukje, në Nikël, dhe fshatrave Barkanesh, Rranzë, në Krujë.

Më parë si rezultat i fazave të mëparshme të këtij operacioni janë asgjësuar 12189 bimë narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe komisariateve në varësi të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë vijuar kontrollet në zonat malore të Krujës, të asistuar dhe nga dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Nga këto kontrolle, gjatë fazës së 22-të të megaoperacionit “Territor i pastër”, në territoret e fshatit Mukje, Nikël, dhe fshatrave Barkanesh, Rranzë, në Krujë, u gjetën në total, të kultivuara 271 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Strukturat hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Operacioni i kontrollit të territorit vijon.


Shtuar 28.06.2023 11:59