Një tjetër kontroll i befasishëm është ushtruar në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Peqin, ku janë zbuluar sende të ndaluara në posedim të disa të dënuarve, njëri prej të cilëve i sigurisë së lartë.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të dënuarit me iniciale G.B. iu gjetën disa shishe me pije alkoolike, konkretisht një shishe raki, dy shishe uiski dhe një shishe verë, si edhe dy karikues telefoni.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, të dënuarit Prel Vucaj iu sekuestrua një iPhone, një karikues, dy fisha karikimi dhe kufje Wireless. Po ashtu, të dënuarit Lulzim Demiraj iu gjetën dy telefona, një Google Pixel dhe një Samsung, një karikues dhe tre shishe raki.
Njoftimi i plotë:
Goditet rast i posedimit të sendeve të ndaluara në IEVP Peqin
Nga informacionet paraprake të siguruara nga strukturat e IEVP Peqin në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në kuadër të forcimit të masave të sigurisë, Forcat Operacionale të DPB-së dhe forcat e sigurisë së IEVP Peqin, IEVP Fier dhe IEVP Durrës ushtruan kontroll në ambientet e IEVP Peqin.
Gjatë kontrollit, të dënuarit të sigurisë së lartë G.B. iu gjetën: 1 shishe me raki (2 L), 2 shishe uiski (1.5 L), 1 shishe verë (1.5 L) dhe 2 karikues telefoni.
Të dënuarit P.V. iu gjetën: 1 celular i tipit iPhone, ngjyrë e zezë, 1 karikues, 2 fisha karikimi dhe 1 palë kufje wireless.
Ndërsa të dënuarit L.D. iu gjetën: 2 telefona celularë (1 Google Pixel , ngjyrë e zezë dhe 1 Samsung, ngjyrë gri), 1 karikues ngjyrë e bardhë dhe 3 shishe raki (2 L).
Materialet procedurale i janë referuar Agjencisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme procedurale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.





