Kontroll blic në burgun e Durrësit/ Sekuestrohen 10 celularë, i përdornin të dënuarit

Një operacion i befasishëm, është zhvilluar në Institucionin e Vuajtjes së Dënimit në Durrës, me fokus parandalimin e futjes së sendeve të paligjshme brenda mjediseve të burgut.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga autoritetet, u sekuestruan 10 aparate celularë. Dy prej tyre u gjetën brenda qelive të të dënuarve, ndërsa 8 të tjerë u kapën në ambientet e jashtme të institucionit, në përpjekje për t’u futur në zonën e brendshme të sigurisë.

Ky veprim, vjen si pjesë e masave të shtura për të frenuar përdorimin e mjeteve të ndaluara nga të dënuarit dhe për të garantuar rendin e sigurinë brenda ambienteve të burgjeve.


Shtuar 29.05.2025 13:15