Kontratat mbarojnë në 2023, cilët nga 7 lojtarët madrilen do të largohen në fund të sezonit

Madridi do të duhet të marrë një vendim për të ardhmen e shtatë lojtarëve të skuadrës, kontratat e të cilëve mbarojnë në vitin 2023.

Karim Benzema

Real Madridi do t’i ofrojë sulmuesit të tyre një vit në kontratë me opsion për ta vazhduar edhe për një vit.

Luka Modric

E ardhmja e kroatit në Madrid është në duart e tij. Klubi është i kënaqur me të, nëse Luka dëshiron të vazhdojë, atëherë ai duhet të demonstrojë aftësitë e tij këtë sezon, nëse vendos të largohet, atëherë klubi do ta respektojë këtë.

Toni Kroos

Gjermani ka refuzuar të rinovojë kontratën e tij me Madridin: ai do të vendosë për të ardhmen e tij në fund të sezonit. Sipas Tonit, gjithçka do të varet nga forma dhe roli i tij në ekip.

Marco Asensio

Asensio ishte një nga personazhet kryesore të verës së kaluar. Në fund, ai qëndroi në Madrid, por e ardhmja e tij është ende e paqartë: deri më tani klubi nuk i ka ofruar një zgjatje kontrate.

Dani Ceballos

Dani gëzon besimin e Carlo Ancelottit dhe klubi po shqyrton vazhdimin e kontratës së tij. Gjithçka do të varet nga sasia e kohës së lojës së Danit këtë sezon dhe nga dëshira e tij për t’u rikthyer te Real Betis.

Naço

Ai është respektuar nga të gjithë drejtuesit e Madridit, por ai mund të largohet nga klubi për të luajtur më shpesh.

Mariano

Real Madridi është në kërkim për një klub të ri për sulmuesin, por deri tani pa sukses. Në qershor përfundon kontrata e Marianos. Madridi nuk ka ndërmend të rinovojë me sulmuesin. /albeu.com/