Konsiderohet si krahu i djathtë i Kasandër Nogës, Belgjika letërporosi për Kevin Zenelin

Belgjika kanë kërkuar informacion për lidhjet shoqërore për Kevin Zeneli alias Sucin, i konsideruar si krahu i djathtë i Kasandër Nogës.

Në letër-porosinë e autoriteteve belge drejtuar Shqipërisë kërkohet informacion për skedën e tij nëse ka apo jo rekorde të tjera penale.

Suçi kërkohet nga belgët si autor i atentatit ndaj Erjon Hasanbellit të ndodhur në Belgjikë, ndërkohë emri i tij doli në skenë pas arrestimit të vëllezërve Beqiraj, të cilët “zbërthyen” emra të botës së krimit para Policisë së Shtetit. Belgët dyshojnë se Kevin Zeneli alias Suci fshihet në Shqipëri.


Shtuar 1.11.2022 11:57