Ditën e sotme, kreu demokrat Sali Berisha, ndodhet në Valencia të Spanjës për të marrë pjesë në punimet e Kongresit të Partisë Popullore Europiane.
Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, Berisha ka përcjellë mesazhin e parë nga toka iberike.
Berisha shton se rikthehet në Spanjë, aty ku ishte për herë të fundit në vitin 2013 si kryetar i PD dhe njëkohësisht kryeministër i vendit.
“Spanja, Madridi do ishte vendi ku unë mora pjesë për të fundit herë në Kongreset e Partisë Popullore Europiane, pasi kisha dhënë dorëheqjen.
Sot rikthehem, po në Spanjë për të marrë pjesë për herë të parë pas rikthimit, në Kongresin e Partisë Popullore Europiane”, shprehet Berisha.