Dy kushërinj janë përleshur për çështje pronësie në fshatin Dorëz në Tiranë për pasojë ka rënë në prangat e policisë 40-vjeçari B. K pasi dyshohet se gjatë konfliktit për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri pushkë, shtetasin B. K (kushëri i tij).
Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, 40-vjeçari ka tentuar ta fshehë armën e zjarrit pushkë, në afërsi të banesës së tij, por ajo është gjetur nga shërbimet e Policisë dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale .
Njoftim policie
Kombinat, Tiranë/Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri, mes 2 shtetasve (kushërinj).
Kanosi me armë zjarri një shtetas (kushëri i tij), falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit dhe vihet në pranga 40-vjeçari.
Sekuestrohet një armë zjarri pushkë, me të cilën dyshohet se kanosi 40-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Dorëz, një shtetas, kishte kanosur me armë zjarri një shtetas tjetër (kushëri i tij), kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Dorëz”. Si rezultat, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– B. K., 40 vjeç, banues në Pezë të Madhe, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri pushkë, shtetasin B. K (kushëri i tij).
Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, 40-vjeçari ka tentuar ta fshehë armën e zjarrit pushkë, në afërsi të banesës së tij, por ajo është gjetur nga shërbimet e Policisë dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale .
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
vijon