EMRI/ U shpall i zhdukur disa ditë më parë, gjendet i vdekur shqiptari në Greqi

Është gjetur i vdekur 51-vjeçari shqiptar Ylli Mera, i cili ishte zhdukur pak kohë më parë. Ai është gjetur i pajetë në një zonë pyjore në Selanik të Greqisë.

Ndërkohë familjarët e tij kanë thënë se dyshojnë se ai është vrarë.

Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat se si ka humbur jetën 51-vjeçari, nëse është vërtet një vrasje siç pretendojnë edhe të afërmit e tij.

Kujtojmë se policia u njoftua për zhdukjen në datën 4 nëntor dhe ka vazhduar me publikimin e të dhënave të tij, me kërkesë të të afërmve, pasi mund të ketë arsye që e vënë në rrezik jetën e tij.

Ditën e zhdukjes Ylli Mera ndodhej në punë, por për shkak se partnerja e tij ishte lënduar, ai u largua nga puna dhe shkoi në stacionin e autobusit lokal për t’u kthyer në banesë, por që atëherë nuk u pa më./albeu.com